Policia e Vlorës ka arrestuar një 23 vjeçar për trafikim të lëndëve narkotike, pas finalizimit të operacionit të koduar “Sediljet”.
Arrestimi i 23 vjeçarit Julian Hoxhara, me banim në Fier u bë pasi gjatë kontrollit në autobusin me targa “FR6184B”, që i përket Agjencisë së udhëtimit “Arjani Travel Vlorë-Siçili”, në brendësi të sediljeve të fundit, janë gjetur dhe sekuestruar 5 pako të mbështjella me qese celefoni, brenda të cilave ndodhej një sasi lënde narkotike prej 2.5 kg, të llojit kanabis-sattiva.
Lënda Narkotike ishte transportuar nga shtetasi i mësipërm nëpërmjet automjetit të tij, tip “AUDI-A3” me targë “CT814PK”.