Arrestohet 25 vjeçari nga Cërnica e Tropojës, shpërndante drogë, në shtëpi i gjenden dhe fishekë arme

Publikuar tek: aktualitet, më 08:15 23-10-2020 Arrestohet 25 vjeçari nga Cërnica e Tropojës, shpërndante drogë, në shtëpi i gjenden dhe fishekë arme FotoArkive: Bajram Curri, Tropoje

Një 25 vjeçar nga Tropoja është arrestuar nga Policia pasi shpërndate hashash në doza të vogla. Nga kontrolli që është bërë në shtëpinë e tij në Cërnicë janë gjetur 184 gram hashash dhe 80 fishekë.

Sipas Policisë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. B., banues në fshatin Cërnicë, Tropojë.

Si rezultat i kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 184 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 80 fishekë.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 25 vjeç, banues në fshatin Cërnicë, Tropojë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO/ ‘Rruhet e qethet Ilir Meta, Garda e Republikës rrethon gjithë pallatin’, Artan Hoxha: Berberi meriton dekoratë
Dalin FOTOT: Ja çfarë ka mbetur nga Audi që u dogj pas mesnate në Elbasan »
Article Logic
Execution time: 0.010284900665283
array(1) { ["section"]=> string(106) "arrestohet-25-vjecari-nga-cernica-e-tropojes-shperndante-droge-ne-shtepi-i-gjenden-dhe-fisheke-arme-224819" }