Pas denoncimit në media të burrit të saj, Edmonda Trimi banuese në fshatin Stan-Karbunarë, të Lushnjes është vënë në pranga nga policia.
26 vjeçarja akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”, pasi më 10 gusht ka ushtruar dhunë fizike në prani të fëmijëve,ndaj bashkëshortit të saj Niko Trimi dhe më pas është larguar nga banesa.
Niko rrëfeu pak ditë më parë ne media se gruaja e tij e rreh, e dhunon psikologjikisht, e tradhton në mënyrë të përsëritur, ikën nga shtëpia dhe ai sërish e fal për hatër të fëmijëve.