Arrestohet 27 vjeçari në Tiranë, i gjenden në makinë dhe shtëpi 50 kg drogë, 2 çifte dhe municion luftarak (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:25 26-09-2020 Arrestohet 27 vjeçari në Tiranë, i gjenden në makinë dhe shtëpi 50 kg drogë, 2 çifte dhe municion luftarak (EMRI) Foto e shperndare nga Policia

27 vjeçari Ibrahim Xheleti është arrestuar nga Policia pasi në makinën e tij dhe në shtëpi i janë gjetur 50 kg drogë e llojit kanabis, 2 armë gjahu çifte dhe municion luftarak.

Sipas Policisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një 27-vjeçar merrej me shitjen e lëndëve narkotike dhe lëvizte me mjet nga Zall-Bastari në drejtim të Tiranës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, zhvilluan operacionin antidrogë të koduar “Shupali”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

  • Ibrahim Xheleti, 27 vjeç, banues në Zall-Bastar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas, në vendin e quajtur "Ura e Shupalit" dhe më pas në banesën e tij në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 50 kg me lëndë të dyshuar cannabis sativa, 2 armë gjahu (çifte), municion luftarak, fitila zjarrpërcjellës, 1 automjet, 2 aparate celular dhe objekte që përdoren për kultivimin, tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

120102188_769250893649557_2221174730652175383_n.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010540008544922
array(1) { ["section"]=> string(111) "arrestohet-27-vjecari-ne-tirane-i-gjenden-ne-makine-dhe-shtepi-50-kg-droge-2-cifte-dhe-municion-luftarak-221721" }