Arrestohet 28 vjeçari shqiptar në Rimini, iu gjetën 4 kg kokainë dhe 7 pako të mbështjella me nga 90 mijë euro

Publikuar tek: aktualitet, më 22:03 25-02-2015 Arrestohet 28 vjeçari shqiptar në Rimini, iu gjetën 4 kg kokainë dhe 7 pako të mbështjella me nga 90 mijë euro Shqiptari 28 vjeçar i arrestuar nga policia e Riminit

Një shqiptar 28 vjeç është arrestuar nga policia e Riminit me 4 kile kokainë në garazhin e tij dhe 7 pako të mbështetjella me 90 mijë euro, para që policia e Riminit dyshon se janë marrë nga trafiku i drogës. Shqiptari 28 vjeçar ishte me dokumente të rregullta në Itali, e punonte për një firmë ndërtimi. Në fakt, policia dyshon se ai bënte rolin e korrierit të drogës.

Duket se policia e kishte prej kohësh në survejim shqiptarin përpara se ti vendoste prangat. Pas një varg kurthesh mëngjezin e të hënës forcat e policisë e ruajtën kur hyri në garazh, raporton Rimini Today, pikërisht në kompaninë e ndërtimit ku ai punonte. Brenda në makinë në pjesën e vendit të pasagjerit i gjendet një qese me 900 gramë kokainë. Por pas kontrollit të imtësishëm në garazh u gjendën edhe tre pako të tjera me nga një kilogramë kokainë.

Në përfundim të operacionit policia sekuestroi 4.165 kilogramë kokainë. Arrestimi i 28 vjeçarit sipas policisë mund të nxjerrë të dhëna të tjera hetimore, nëse vepronte në grup dhe klanin kriminal me të cilin vepronte. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Studentët pas takimit me Nishanin: Presidenti do na mbrojë
Shqipëria jo më nën monitorim e FATF për pastrim parash dhe financim terrorizmi »
Article Logic
Execution time: 0.013077974319458
array(1) { ["section"]=> string(114) "arrestohet-28-vjecari-shqiptar-ne-rimini-iu-gjeten-4-kg-kokaine-dhe-7-pako-te-mbeshtjella-me-nga-90-mije-euro-4446" }