Arrestohet 31 vjeçari, ndihmoi një prej autorëve të vrasjes në Linzë, tre të arrestuar për ngjarjen

Publikuar tek: aktualitet, më 10:46 15-11-2015 Arrestohet 31 vjeçari, ndihmoi një prej autorëve të vrasjes në Linzë, tre të arrestuar për ngjarjen

Është arrestuar një 31 vjeçar nga Policia e Shtetit, për arsye se dyshohet se ka ndihmuar një prej autorëve të vrasjes së ndodhur pak ditë më parë në Linzë të Dajtit.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi, Erjon Biraçi, pasi sipas policisë ky shtetas ka strehuar në banesën e tij, Emiljano Tashon, edhe ky i arrestuar nga uniformat blu, ditën e djeshme. Biraçi rezulton gjithashtu me precedent të mëparshëm kriminal, ndërsa akuzohet tashmë për ndihmë ndaj një personi të kërkuar nga policia.

Tasho akuzohet nga policia se ka qenë i pranishëm në vrasjen e ndodhur në Linzë, ku humbi jetën shtetasi, Enton Nikaj. 

Mirsad Kuçanaj është i arrestuari tjetër si i përfshirë në ngjarjen e rëndë. Kuçanaj ka qenë më parë oficer policie dhe është arrestuar më 13 nëntor në banesë e një të afërmi të tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pranga për 3 ish zyrtarë, si tjetërsuan 950 mijë metra katrorë tokë bregdetare
Rregulla të reja për emërimet dhe largimet e mësuesve »
Article Logic
Execution time: 0.014007091522217
array(1) { ["section"]=> string(73) "arrestohet-31-vjecari-ndihmoi-nje-prej-autoreve-te-vrasjes-ne-linze-25458" }