Është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Kukësit, 32 vjeçari Likajes Alidini i akuzuar për thirrje me qëllime terroriste.
32 vjeçari nga fshati Orgjost i Komunës Zapod dyshohet se me anë të propagandës ka bërë thirrje publikisht për terrorizëm. Alidini rezulton i dënuar më parë për vjedhje në Hollandë.