Arrestohet 38-vjeçari nga Tirana, tentoi të trafikonte me mjetin “Volsvagen" 31 kile drogë drejt BE-së (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:43 30-01-2017 Arrestohet 38-vjeçari nga Tirana, tentoi të trafikonte me mjetin “Volsvagen

Një 38-vjeçar banues në Tiranë, është arrestuar nga policia kufitare e Shkodrës pasi tentoi të trafikonte 31 kile drogë drejt BE-së me makinën e tij tip “Volsvagen”.

Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet e D.V.P Shkodër në bashkëpunim me shërbimet Policisë Kufitare në Muriqan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 30.01.2017, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Manush Teqja, 38 vjeç, banues në Tiranë.

 Burime nga policia bëjnë me dije se arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) automjetit tip “Volsvagen" me targa AA 513 PM, të cilin ky shtetas drejtonte, në një vend të modifikuar në pjesën e poshtme të mjetit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion vendet e BE.

Materialet proceduriale do ti referohen për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.


Droga në Shkodër by newsbomb-al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina del nga rruga në Fier, dy të vdekur, një person në gjendje të rëndë
Goditet trafiku ndërkombëtar i drogës, kapen 450 kile kanabis në Portin e Durrësit, s’ka të arrestuar (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010232925415039
array(1) { ["section"]=> string(110) "arrestohet-38-vjecari-nga-tirana-tentoi-te-trafikonte-me-mjetin-volsvagen-31-kile-droge-drejt-be-se-emri-67160" }