Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia në Ersekë pasi ka abuzuar seksualisht me 18 vjeçarin me inicialet A.K.
I arrestuari është Ilir Veizi me banim në Ersekë. Arrestimi i tij erdhi pas kallëzimit penal nga e ëma e 18 vjeçarit i cili është me probleme mendore. Duke shfrytëzuar këtë fakt, Veizi ka abuzuar seksualisht me 18 vjeçarin por ka rënë në prangat e policisë dhe do përballet me drejtësinë.