Një 49 vjeçar nga qyteti i Lezhës është arrestuar ditën e sotme, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj së shoqes në sy të fëmijëve.
Sipas informacioneve, lezhjani i identifikuar si Viktor Luca ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike të përsëritur ndaj gruas së tij.
Policia ka bërë të munduar arrestimin e tij, ndërkohë që materialet hetimore kanë kaluar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor në Lezhë.