Arrestohet 57-vjeçari, donte të përdhunonte 8-vjeçaren

Publikuar tek: aktualitet, më 12:59 09-04-2015 Arrestohet 57-vjeçari, donte të përdhunonte 8-vjeçaren Foto ilustruese

Policia ka arrestuar 57-vjeçarin me inicialet F.M pasi ka tentuar që të përdhunojë minorenen 8-vjeçare me inicialet S.M, me të cilën kishte edhe lidhje gjaku.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, në zonën e Kinostudios në banesën e 57-vjeçarit pasi ka qenë vetëm me të miturën. Ai e ka prekur vajzën në vende intime, por nuk ka mundur të kryejë marrëdhënie me të për shkak të moshës. Vajza 8-vjeçare i ka treguar nënës së saj për ngjarjen dhe kjo e ka fundit ka kallëzuar në polici.

Gjatë dëshmisë në polici ai nuk ka pranuar asgjë në lidhje me akuzën e bërë ndaj tij. Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Laprakë, një student në gjendje të rëndë, u përplas nga makina
Reforma në arsim, Fuga-Maznikut: Përbuz këtë arrogancën e këtij nënpunësi dhe gjuhën e tij fyese »
Article Logic
Execution time: 0.013039112091064
array(1) { ["section"]=> string(58) "arrestohet-57-vjecari-donte-te-perdhunonte-8-vjecaren-8255" }