Arrestohet 70 vjeçari që mashtronte mallakastriotët për punë, prezantohej si menaxher firme ndërtimi dhe ju merrte nga 10 mijë euro, Policia i gjen në shtëpi...

Publikuar tek: aktualitet, më 12:27 28-10-2020 Arrestohet 70 vjeçari që mashtronte mallakastriotët për punë, prezantohej si menaxher firme ndërtimi dhe ju merrte nga 10 mijë euro, Policia i gjen në shtëpi... Foto ilustruese

Një 70 vjeçar është arrestuar nga Policia pasi mashtronte qytetarët e Ballshit duke iu premtuar vende pune, në këmbim të parave dhe kontratave fiktive që lidhte me ta. Sipas Policisë, shumat e parave varionin nga 1,400 euro deri në 10 mijë euro.

Policia, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në qytetin e Ballshit, një shtetas po mashtronte qytetarët duke iu premtuar t'i punësonte në një firmë private kundrejt shumave të ndryshme lekësh, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Premtimi".

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Sh., 70 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, i proceduar më parë dy herë për të njëjtën vepër penale ("Mashtrimi").

Pas veprimeve të para hetimore rezultoi se ky shtetas nga data 23.10.2020 deri më datë 27.10.2020, ka mashtruar shumë persona në qytetin e Ballshit duke iu marrë nga një sasi lekësh, me pretendimin se do t'i punësonte.

Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga ky shtetas në qytetin e Ballshit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lekësh, dokumente të ndryshme me emrat e personave të mashtruar nga ky shtetas, fotokopje të mjeteve të tyre të identifikimit dhe kontrata noteriale me shuma me shuma që varionin nga 1400 euro-10.000 euro të bëra me shtetasit që i kishte mashtruar me premtimin për t’i punësuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Mashtrimi".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të dënuar për drogë dhe vrasje me paramendim, OFL-ja u çon formularin 3 vlonjatëve: Keni 48 orë kohë (EMRAT)
Përkujtohet vdekja e ekstremistit grek Konstandinos Kacifas, zv. ministri i Jashtëm grek dhe familjarët i çojnë lule te varri »
Article Logic
Execution time: 0.013633012771606
array(1) { ["section"]=> string(162) "arrestohet-70-vjecari-qe-mashtronte-mallakastriotet-per-pune-prezantohej-si-menaxher-firme-ndertimi-dhe-ju-merrte-nga-10-mije-euro-policia-i-gjen-ne-shtepi-225481" }