Arrestohet analisti i Fox News për terrorizmin, mashtroi me punësimin e tij në CIA

Publikuar tek: bota, më 10:10 16-10-2015 Arrestohet analisti i Fox News për terrorizmin, mashtroi me punësimin e tij në CIA Simmons, analist ne Fox News qe pretendonte se kishte punuar ne CIA, u arrestua dje

Një analist i Fox News për terrorizmin u arrestua të enjten pasi juria vlerësoi se kishte bërë deklarata të rreme se kishte qenë agjent i CIA-s për dekada të tëra, thonë prokurorët në SHBA, raporton The Guardian. 

Wayne Simmons, 62 vjeç, nga Annapolis, Maryland e portretizonte veten si një “Oficer operacional special paramilitar i jashtëm” për CIA nga viti 1973 deri në 2000, thanë prokurorët me një deklaratë.

Simmons sipas prokurorëve, e ka përdorur këtë fakt qëllimisht për të siguruar një certifikatë nga qeveria dhe më pas të punonte si kontraktor. Ai përballet tashmë me një mashtrim të madh kundër Shteteve të Bashkuara duke bërë deklarata false për qeverinë.

Ai u shfaq në Fox News, si një analist terrorizmi që nga 2002 dhe ka pasur një prezencë të zgjeruar mes grupeve konservative, thuhet në Amazon.com.

Zëdhënësi i Fox News Carly Shanahan tha se Simmons ka qenë një i ftuar në rrjet dhe nuk është paguar. Ndërsa CIA me një deklaratë zyrtare thotë se po punon me departamentin e drejtësisë për këtë çështje. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017021894454956
array(1) { ["section"]=> string(87) "arrestohet-analisti-i-fox-news-per-terrorizmin-mashtroi-me-punesimin-e-tij-ne-cia-23256" }