Arrestohet autori i dytë i grabitjes së bankës Credins në Durrës, policia e identifikon nga gjurmët

Publikuar tek: aktualitet, më 21:26 09-07-2015 Arrestohet autori i dytë i grabitjes së bankës Credins në Durrës, policia e identifikon nga gjurmët Maska e përdorur gjatë grabitjes

Arrestohet autori i dytë i grabitjes në një filial të bankës Credins në qytetin e Durrësit. Autori sipas policisë është Gazmend Koxhaj, 43 vjeçar, i cili ishte në arrati që nga moment i grabitjes së bankës.

Policia thotë se për këtë operacion u përfshinë forcat policore të Durrësit dhe Tiranës, dhe gjithçka u arrit pas një pune intensive nga ana e autoriteteve.

Ndërkaq, tre ditë më parë në mesditë dy personat tentuan të grabisnin bankën. Në fakt, ata arritën ta grabisin, por gjatë daljes së tyre, roja i sigurisë së bankës, arriti të neutralizojë njërin prej hajdutëve, duke i marrë edhe armën edhe sasinë e parave që kishte vjedhur në bankë. E ndërkohë që njëri nga personat u arrestua menjëherë, tjetri u shpall në kërkim nga policia.

Edhe pse i arrestuari tjetër i policisë aktualisht nuk e pranon krimin, policia thotë se gjurmët e gishtave e lënë në provat materiale nga grabitësi i parë, e nxjerrin me përpikmëri identitetin e tij. Ndërkohë vazhdojnë të kryhen hetime të tjera, dhe policia thotë se po punon për të identifikuar nëse kishin bashkëpunim edhe me persona të tjerë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri: Kriminaliteti te fëmijët problemi më madhor në Shqipëri
Bëhen publike dy videot e ballafaqimit Doshi-Bami në Prokurori »
Article Logic
Execution time: 0.011554002761841
array(1) { ["section"]=> string(104) "arrestohet-autori-i-dyte-i-grabitjes-se-bankes-credins-ne-durres-policia-e-identifikon-nga-gjurmet-15745" }