Është arrestruar pak çaste më parë autori i plagosjes me armë zjarri ditën e sotme në qendër të Tiranës.
26 vjeçari Bledar Vani është arrestuar nga forcat e policisë pranë Rrugës “Vasil Shanto”. Bledar bani plagosi me armë zjarri në këmbë Martin Iskurtin, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës ku edhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Konflikti nisi fillimisht te “Sahati” i Tiranës dhe vijoi m te “Ushtari i Panjohur” ku mbeti i plagosur 27 vjeçari.