Është arrestuar nga forcat e policisë, avokati Ded Guri, 48 Vjeç për kanosje të një gjyqtari në Lezhë.
Ndalimi i tij është bërë me urdhër të prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhës, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia, për veprën penale të kanosjes së gjyqtarit. Guri kishte kërcënuar më antë të mesazheve telefonike si dhe gojarisht një gjyqtar në Lezhë dhe ishte shpallur në kërkim nga policia në 11 shkurt të 2015-ës.