Arrestohet Ballist Morina: Pistoletën e mbaja për vetëmbrojtje

Publikuar tek: aktualitet, më 07:52 07-10-2015 Arrestohet Ballist Morina: Pistoletën e mbaja për vetëmbrojtje Ballist Morina

Tifozi i kombëtares kuqezi Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina është arrestuar nga forcat e policisë.

Policia ka arrestuar shtetasit Erion Bahushi, Denis Balla, Marin Rexha dhe tifozin e njohur të kombëtares Ismail Morina, i cili ka qenë duke drejtuar një makinë tip “Range Rover” kur është ndjekur nga Policia dhe në rrugën "Petro Nini Luarasi", është arrestuar së bashku me miqtë e tij.

Sipas policisë, gjatë kontrollit u gjetën dy armëzjarri pa leje. Një e lllojit Pistoletë  "Zastava", me 6 fishekë, të cilën e mbante Morina në brez dhe një tjetër e gjetur në makinë. Makina rezulton në pronësi të vëllait të Ismail Morinës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate dhe 4 personat janë shoqëruar në komisariatin numër 1 të Tiranës. Policia ka sekuestruar 38 bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi dhe disa broshura (pa përmbajtje rraciste) që u gjetën në automjet.

Morina ka thënë në komisariat se nuk kishte asnjë qëllim për të bërë diçka destabilizuese në ndeshjen me Serbinë dhe se pistoletën e mbante për vetëmbrojtje që pas incidentit me dronin, pasi sipas tij i rrezikohej jeta.

Ballist Morina është njeriu që ngriti dronin në Serbi.

Biletat e sekuestruara

Makina që drejtonte Morina

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen 7 zyrtarë e biznesmenë në Tiranë, ja si u zbulua skema e mashtrimit me pronat
Policia arreston kultivuesin e kanabisit në Vlorë »
Article Logic
Execution time: 0.012944936752319
array(1) { ["section"]=> string(67) "arrestohet-ballist-morina-pistoleten-e-mbaja-per-vetembrojtje-22519" }