Arrestohet bashkëpunëtori i themeluesit të Wikileaks

Publikuar tek: bota, më 09:46 12-04-2019 Arrestohet bashkëpunëtori i themeluesit të Wikileaks Julian Assange

Një person që dyshohet të ketë lidhje të ngushta me bashkë-themeluesin e Wikileaks, Julian Assange, është arrestuar ndërsa përpiqej të largohej nga Ekuadori, thotë ministria e Brendshme në këtë shtet.

Ministrja e Brendshme María Paula Romo tha se ai ishte arrestuar për "qëllime hetimore".

Një zyrtar qeveritar i paidentifikuar i tha Associated Press se i arrestuari është Ola Bini, një zhvillues suedez i softuerit. Arrestimi i tij vjen vetëm pak orë pasi Assange u prangos në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

"Një person i afërt me Wikileaks, i cili jeton në Ekuador, u arrestua këtë pasdite, kur po përgatitej për të udhëtuar në Japoni", tha ministrja e brendshme e Ekuadorit të enjten vonë.

Personi ka jetuar në Ekuador për disa vjet dhe shpesh ka udhëtuar në ambasadën e Londrës ku Assange ishte duke qëndruar, tha zonja Romo për shërbimin e gjuhës spanjolle të CNN.

Julian Assange u arrestua ditën e djeshme në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Ai u strehua në këtë ambasadë 7 vite më parë me qëllim për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku akzuohej për ngacmim seksual, një ç2ështje që tashmë është pushuar nga autoritet atje.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara akuzuan të enjten themeluesin e Wikileaks për konspiracion në hakerimin e një kompjuteri lidhur me publikimin e qindra mijëra dokumenteve të klasifikuara amerikane, vetëm pak orë pasi policia britanike e arrestoi atë.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013159990310669
array(1) { ["section"]=> string(59) "arrestohet-bashkepunetori-i-themeluesit-te-wikileaks-160113" }