Arrestohet bosi i Camorras Michele Cuccaro, fshihej në një vilë (Foto)

Publikuar tek: bota, më 14:41 06-10-2015 Arrestohet bosi i Camorras Michele Cuccaro, fshihej në një vilë (Foto)

Arrestohet bosi i Camorras, i futur në listën e 100 të kërkuarve më të rrezikshëm. Në momentin e arrestimit, ai nuk ka bërë rezistencë. Arratisja e Michele Cuccaro ka mbaruar tashmë.

Michele Cuccaro fshihej në një vilë. 49 vjeçari, shefi i klanit të Camorrës u kap sot nga karabinierët e Torre Annunziata. Ai ishte futur nga Ministria e Brendshme në listën e 100 personave më të rrezikshëm në Itali.

Michael Cuccaro ishte i kërkuar nga korriku i vitit 2013 . Ai ka marrë shumë mandate arresti me burg për bashkëpunim mafioz të llojit kriminal, vrasje, trafik droge, kontrabandë dhe të tjera.

"Cuccaro është më i madhi i vëllezërve që mbajnë një bandë aktive kryesisht në 'industrisë' e drogës dhe grabitjve", tha nënkolonel Antonio Petti, i cili kryeson grupin e Torre Annunziata, që kryer hetimin dhe arrestimin.

Arrestimi i tij përbën një goditje të madhe për klanin mafioz. I arratisuri ka qenë në shoqërinë e një gruaje, në një apartament në një shtëpi në fermën Cisterna di Latina, e cila është identifikuar dhe arrestuar. Në këto dy vite bosi i mafias, ka jetuar nën radar, duke marrë shumë masa paraprake për t'iu shmangur hetuesve. Ndaj tij janë marrë 4 masa, dy për vrasje, ngjarjet që datojnë në vitin 1998 dhe 1997 në një shoqatë kriminale me mafian dhe një tjetër  për mospërputhje me kërkesat  për mbikëqyrje të veçantë. 

{gallery}bossi{/gallery}

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021842956542969
array(1) { ["section"]=> string(73) "arrestohet-bosi-i-camorras-michele-cuccaro-fshihej-ne-nje-vile-foto-22477" }