Arrestohet bosi shqiptar i drogës, 500 mijë euro dhe 15 kg kokainë i gjenden në hotel

Publikuar tek: bota, më 20:50 18-07-2015 Arrestohet bosi shqiptar i drogës, 500 mijë euro dhe 15 kg kokainë i gjenden në hotel

A.Bajrami, shqiptari me pasaportë belge, 61 vjeç është arrestuar nga policia në një hotel në Bruksel.

Kreu i bandës së drogës u kap pak para se të bënte shkëmbimin e drogës në hotel “Sheraton”. Në momentin e arrestimit kreut të bandës së drogës iu gjetën dy bvalixhe, një me 500 mijë euro dhe një tjetër me 15 kg drogë.

Shqiptari ra në pranga së bashku me një tjetër shtetas belg ndërsa po tentonin të bënin pazarin e rradhës të kokainë në katin e 14-të të hotelit.

Bajrami kërkohej prej dy viesh nga policia dhe ndiqej edhe në biznesin e tij të kafesë, që ishte aktiviteti i tij privat në Bruksel, që në fakt përdorej për të mbuluar pazaret e drogës.

Bajramit iu sekuestrua edhe pistoleta por ndërkaq blerësi i drogës mundi t’ja mbathë nga hoteli me 525 mijë euro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043067932128906
array(1) { ["section"]=> string(90) "arrestohet-bosi-shqiptar-i-droges-500-mije-euro-dhe-15-kg-kokaine-i-gjenden-ne-hotel-16508" }