Arrestohet drejtori i AKBN-së Klodian Gradeci, i shpallur në kërkim për aferën 1.5 milion dollarë me pronarët e kompanisë së naftës ‘Phoenix Petroleum’

Publikuar tek: aktualitet, më 09:27 27-10-2020 Arrestohet drejtori i AKBN-së Klodian Gradeci, i shpallur në kërkim për aferën 1.5 milion dollarë me pronarët e kompanisë së naftës ‘Phoenix Petroleum’ Biznesmeni Isuf Berberi dhe ish-drejtori i AKBN Klodian Gradeci

Arrestohet ish-drejtoi i AKBN-së Klodian Gradeci. Ai është shpallur në kërkim disa ditë më parë bashkë me zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, pasi i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.5 milion dollarë.

Gradeci bashkë me dy biznesmenët Isuf Berberi dhe Naim Kasa, pronarë të kompanisë “Phoenix Petroleum” që merret me pastrimin e puseve të naftës, zyrtarë të AKBN-së, kanë marrë nga shtetit 1.5 milion dollarë për shërbime që nuk i kanë kryer. Pra, dy biznesmenët kanë paraqitur në AKBN fatura fiktive për pastrimin e puseve të naftës, dhe me ndihmën e zyrtarëve të këtij institucioni kanë marrë 1. 299.000 dollarë amerikanë. Dëmi në total ndaj shtetit shqiptar është në vlerën e 1.472.766 dollarë.

Hetimet janë drejtuar nga Prokuroria e Tiranës dhe kanë zgjatur për 4.5 vite. Ish-drejtori Gradeci është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia në Rinas, teksa po kthehej nga Turqia. Një ditë para se Prokuroria të niste arrestimet, më datë 7 tetor 2020, Klodian Gradeci u arratis drejt Turqisë. Prokuroria dyshonte se operacioni ishte dekonspiruar për faktin se ish-kreu i AKBN-së u largua një ditë para operacionit për arrestimin e tij dhe të vartësve.

SKEMA E MASHTRIMIT E ZBARDHUR NGA PROKURORIA:

Shoqëria "Phoenix Petroleum"sh.a. (me drejtues shtetasit Naim Kasa dhe Isuf Berberi) e cila me Marrëveshje Hidrokarbure të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të ndjekur për ecurinë e saj nga AKBN, ka shfrytëzuar disa puse nafte.

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte) dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Sëan Energy Service. Falsiteti i këtyre faturave është konfirmuar nga autoritetet gjyqësore amerikane dhe vlera totale e tyre është 1.299.000 USD.

Punonjësit e AKBN të arrestuar (shtetasit Denis Durrsi, Qani Hoxhaj, Rezarta Qose) dhe shtetasi në kërkim Klodian Gradeci kanë certifikuar në mënyrë të kundërligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura si punime të kryera.

Po kështu, punonjësit e administratës tatimore (shtetasit Arben Doda dhe Simon Marku) kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë të mundur kjo administratë të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD. Dëmi që ka pësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë AKBN nga veprimet ndërligjshme të punonjësve të saj është 1.472.766 USD.

Lexo edhe: Zbardhet SKEMA e vjedhjes së 1.5 milion dollarëve nga drejtorët e AKBN

Lexo edhe: Kompania ‘Phoenix Petroleum’ 2 miliard lek asete

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Iku në Siri me tre fëmijët, sot Floresha Rasha kthehet me karrocë në Shqipëri; Burri u bë ushtar i ISIS por e ekzekutuan me snajper, në Tiranë shpërndante pica
Dekreti i Metës për Kodin Zgjedhor, Kryemadhi: Ne i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit, Rama nuk tregon gjë tjetër vetëm se frikë »
Article Logic
Execution time: 0.014086008071899
array(1) { ["section"]=> string(155) "arrestohet-drejtori-i-akbn-se-klodian-gradeci-i-shpallur-ne-kerkim-per-aferen-1-5-milion-dollare-me-pronaret-e-kompanise-se-naftes-phoenix-petroleum-225314" }