Arrestohet drejtori i ‘Audi-t’, ja për çfarë SKANDALI akuzohet

Publikuar tek: bota, më 12:04 18-06-2018 Arrestohet drejtori i ‘Audi-t’, ja për çfarë SKANDALI akuzohet Rupert Stadler

Shefi ekzekutiv i makinës gjermane Audi, Rupert Stadler, është arrestuar në lidhje me një hetim mbi skandalin e emetimeve të naftës.

Audi ka shitur mbi 210 mijë makina me probleme me gazrat.

Prokurorët e Mynihut thanë se kishin vepruar për shkak të rrezikut që Stadler mund të zhdukte provat.

Ata shtuan se Stadler do merret në pyetje ditën e mërkurë, pasi edhe ai duhet të konsultohet me avokatin.

Muajin e kaluar u zbulua se plot 60 mijë modele të makinave A6 dhe A7 kishin probleme në motorët me naftë dhe të çlirimit të gazit helmues.

Skandali  Dieselgate doli në dritë në shtator të vitit 2015, edhe Volkswagen pranoi se rreth 600,000 makina të shitura në SHBA  ishin dizajnuar për të anashkaluar testet  në lëshimin e gazit.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U arrestua gabimisht pasi kishte kryer dënimin, ja shpërblimi që përfitoi shqiptari nga Gjykata italiane
Së shpejti, një martesë gay në familjen mbretërore »
Article Logic
Execution time: 0.011378049850464
array(1) { ["section"]=> string(66) "arrestohet-drejtori-i-audi-t-ja-per-cfare-skandali-akuzohet-124852" }