Pranga drejtorit të Auditit në Bashkinë e Tiranës, Gjelosh Progni.
Arrestimi i tij u bë pas një hetimi 4-mujor, gjatë të cilit rezultoi se Progni i kishte marrë 5 milionë lekë shtetasit V.B për ta punësuar. Progni është 38 vjeç dhe mban pozicionin e drejtorit të Auditit në Bashkinë e Tiranës.
Nuk dihen detajet se si është hetuar drejtori, por tashmë ai do të përballet me akuzat për korrupsion.
Hetimet vazhdojnë.