Drejtori i Policisë Rajonale Pyjore të Durrësit, Artur Baku është arrestuar nga Policia e Durrësit me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
42 vjeçari, drejtor i Policisë Pyjore në Durrës akuzohet se pasi sekuestronte lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme, i grumbullonte ato në njagazinë në Fushë-Krujë dhe ua shiste personave të ndryshëm. Arrestimi i tij ka ardhur pas deklaratave të shtetasit Lirim Ndregjoni, i arrestuar disa ditë më parë pasi u kap me disa kamione të ngarkuara me lëndë drusore.