Dy persona janë arrestuar sot në qytetin e Korçës, të cilët dyshohen se kanë ndihmuar në kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme të disa personave të tjerë.
Një prej të arrestuarve, Martin Arëza, 28 vjeç është gjithashtu efektiv policie në drejtorinë e Policisë së qarkut të Korçës, ndërsa personi tjetër është Adriano Koçoli, i moshës 50 vjeç.
Arëza dhe Koçoli dyshohet se kanë falsifikuar dokumentat kundrejt një shpërblimi për të ndihmuar në kalimin në mënyrë të paligjshme të personave të interesuar.
Mbi dy të arrestuarit rëndon akuza “ndihmë per kalim te paligjshem te kufirit”.