Agjentët federalë të imigracionit mëngjesin e djeshëm arrestuan një shqiptar në SHBA.
Bëhet fjalë për shqiptarin Aleks Gole, i cili është marrë në paraburgim duke shkaktuar shqetësime në komunitetin e zonës.
Ajo çfarë i ka shqetësuar më tepër banorët është se mbi Golen nuk rëndon asnjë akuzë, ashtu siç kanë deklaruar edhe gjykata lokale dhe një bazë federale.
Pavarësisht se komuniteti ku jeton ka kërkuar shpjegime, autoritetet ende nuk kanë dhënë asnjë informacion mbi arrestimin e Aleks Goles.
Shqiptari prej disa vitesh jetonte në një apartament në qendër të qytetit dhe punonte si kuzhinier në Patisserie Lenox në Main Street në Great Barrington.
Në një intervistë për një media amerikane të dhënë në vitin 2017, Gole thase kishte gjetur 'paqe' në Great Barrington, pasi kishte ikur nga Shqipëria mes kaosit dhe dhunës.
Shqiptari tregoi se në fillim kishte shkuar për një jetë më të mirë në Greqi dhe më pas kishte emigruar drejt SHBA.
Gole jetonte i vetëm në Great Barrington, prindërit i ka në Shqipëri, ndërsa motrat dhe vëllezërit e tij jetojnë në Greqi.