Policia e Shtetit ka arrestuar Ervis Martinajn, të dyshuarin kryesor për vrasjen e Enton Nikajt në një restorant në Linzë. Bashkë me të arrestua edhe Emiljano Nina, edhe ky i dyshuar si bashkëpunëtor në krim.
Arrestimi u bë në zonën e Shkozës. Ditën e djeshme Policia arrestoi edhe shtetasin Mirsad Kuçanaj, icili në bashkëpunim me Martinajn dyshohet se vranë Enton Nikajn dhe plagosën I.Gaxherrin.
Ervis Martinaj,i shpallur në kërkim para pak ditësh nga policia, dyshohet se është person me precentë të mëparshëm kriminalë.
Martinaj dyshohet gjithashtu se ka kërcënuar me jetë në vitin 2013, shefin e repartit special “Shqiponja”.