Arrestohet fermeri shqiptar në ishullin e Kretës, kishte mbjellë 1000 rrënjë kanabis

Publikuar tek: aktualitet, më 23:10 14-08-2019 Arrestohet fermeri shqiptar në ishullin e Kretës, kishte mbjellë 1000 rrënjë kanabis Parcele me kanabis, foto ilustruese

Një 50 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Greqi pasi është zbuluar teksa kujdesej për 1000 rrënjë kanabis sattiva.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet ende i ditur, ndërsa toka me kanabis është zbuluar në zonën e Chania, në ishullin e Kretës. Bimët për të cilat 50 vjeçari po kujdesej kishin arritur një lartësi të mjaftueshme prej 1.5 metrash dhe ishin mbjellë qëllimisht në një zonë të pyllëzuar për tju shmangur kontrolleve.

Gjithë bimët e kanabis sattivës janë sekuestruar nga policia greke, ndërsa bëhet e ditur se po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që bashkëpunonin me 50 vjeçarin shqiptar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071280002593994
array(1) { ["section"]=> string(90) "arrestohet-fermeri-shqiptar-ne-ishullin-e-kretes-kishte-mbjelle-1000-rrenje-kanabis-175364" }