Policia në Fushë-Krujë, arreston shtetasin Artan Kraja, si posedues i lëndëve narkotike.
Sipas policisë 42-vjeçari kishte përshtatur trajlerin e prishur si një magazinë të lëndës narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në karrocerinë-trailer të prishur, që shtetasi i Kraja e kishte përshtatur si magazinë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 188 kg e 650 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marjuhanë.
Materialet i janë referuar prokurorisë për hetim të mëtejshëm.