Arrestohet grupi i falsifikatorëve, merrnin porositë pas Muzeut Kombëtar për mjete identifikimi, vula e diploma

Publikuar tek: aktualitet, më 17:10 31-07-2015 Arrestohet grupi i falsifikatorëve, merrnin porositë pas Muzeut Kombëtar për mjete identifikimi, vula e diploma

Merrnin porosi dhe prodhonin pasaporta, vula dhe karta identiteti. Policia ka arrestuar grupin e falsifikatorëve në Tiranë. Tre persona kanë rënë nën pranga. Tre të tjerë janë arrestuar muaj më parë.

“Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë për 3 shtetas, të dyshuar për fallsifikim të dokumentave të ndryshme, si pasaporta, vula, karta identiteti, etj., në sasi të konsiderueshme. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, të cilët kanë arrestuar shtetasit Pjerin Brahimaj, Keldi Beshi dhe Jupiter Brahimi.”, bën me dije prokuroria.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin në tetor të vitit 2014, në bazë të informacionit në rrugë operative nga policia, për ekzistencën e një grupi që vepronte në Tiranë në fushën e fallsifikimit të dokumentave të ndryshëm. Këto hetime, u koordinuan edhe me një hetim të nisur nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, mbi një tjetër grup, i lidhur me të arrestuarit e sotëm, të cilët janë arrestuar pak kohë më pare me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda, për veprën penale të “trafikimit të personave” nëpërmjet dokumentave të falsifikuar nga Shqipëria në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në hetimin që po kryente Prokuroria e Tiranës, para disa muajsh janë arrestuar dy persona, pjesëtarë të këtij grupi të dyshuar falsifikatorësh, konkretisht shtetasit Franc (Kujtim) Borova dhe Flamur Dema. Po ashtu, ndërkohë që Prokuroria e Tiranës po vijonte hetimin, në bazë të bazë të elementëve provues që buronin nga emisioni investigativ i Agon Channel “Ça thu”, u procedua me arrestimin në flagrancë të shtetasit Haki Tarja. Hetimi ka vijuar edhe më tej dhe Prokuroria e Tiranës ka arritur të krijojë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasit e arrestuar gjatë ditës së sotme janë pjesë e të njëjtin grup fallsifikimi, të cilët kishin si vend për marrjen e porosive në afërsi të qendrës së kryeqytetit, ndërkohë që, gjatë arrestimit të sotëm, u zbulua se një prej bazave të fallsifikimit gjendej në shtëpinë e të arrestuarit Pjerin Brahimi”, thekson prokuroria.

Marrja e porosive për falsifikime, sipas prokurorisë bëhej tek një lokal pas Muzeut Kombëtar, kurse falsifikimet kryheshin në një vend ende të paidentifikuar. Element kyç i këtij grupi, si ekzekutor i falsifikimeve, u identifikua Pjerin Brahimaj, alias “Del Pjero’’,  i datëlindjes 1990.

“Porositë për falsifikime merreshin nga të hetuarit e tjerë Keldi BESHI, Jupiter BRAHIMI (xhaxhai i Pjerinit) dhe Haki TARJA, të cilët mbanin kontakte me klientë të ndryshëm, që ishin të interesuar për falsifikimin e dokumenteve. Këta të fundit mbanin lidhje dhe bashkëpunonin me njëri-tjetrin sa herë ishte nevoja, por të ardhurat i arkëtonin veças, për llogari të gjithësecilit. Ndërkohë, personi që ekzekutonte porositë, vetë ose përmes personave të tjerë, dhe që punonte për llogari të të treve, ishte i hetuari Pjerin Brahimaj. Nga ana tjetër, ky i fundit mbante edhe klientë të cilët e kontaktonin drejpërsëdrejti, pa ndërmjetësinë e të hetuarve të tjerë. Në të njëjtin rol del edhe i hetuari Franc Borova, por ai punonte për Keldi Beshin, ose për llogari të klientëve që i siguronte vetë", japin detajet prokurorët.

Në hetimet paralele për çështje të ndryshme rezultoi se ndërmjet personave nën hetim nga dy prokuroritë kishte lidhje “biznesi”. Të hetuarit nga Prokuroria e Tiranës fallsifikonin dokumenta të ndryshëm, si dokumenta pronësie, diploma shkollore, karta identiteti ose pasaporta për qëllime të ndryshme. Një pjesë e dokumentave të identitetit të fallsifikuara përdoreshin nga persona të ndryshëm, të cilët synonin të largoheshin nga Shqipëria. Grupi i “trafikimit të personave” për në SHBA është hetuar nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe tashmë janë nën masën e sigurisë “arrest me burg” konkretisht: Bajram Xhaja, Kujtim Emiri, Xhelil Alla, Sofie Pepaj dhe Mihal Gjoka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zvicër, mafia shqiptare e kokainës zëvendëson nigerianët, kërkojnë njerëz të pasur
Aksident në afërsi të Livadhes, plagosen dy persona »
Article Logic
Execution time: 0.012858152389526
array(1) { ["section"]=> string(115) "arrestohet-grupi-i-falsifikatoreve-merrnin-porosite-pas-muzeut-kombetar-per-mjete-identifikimi-vula-e-diploma-17426" }