Arrestohet hajduti i rrezikshëm, tentoi të vidhte çantën gruas dhe e tërhoqi zvarrë nga shkallët me vajzën e mitur (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 19:00 16-05-2019 Arrestohet hajduti i rrezikshëm, tentoi të vidhte çantën gruas dhe e tërhoqi zvarrë nga shkallët me vajzën e mitur (VIDEO)

Një hajdut i rrezikshëm është vënë në pranga në Kaliforni, pasi tentoi t’i vidhte çantën një gruaje.

Gruaja së bashku me vajzën e saj të mitur ishin duke ngjitur shkallët në momentin që 26-vjeçari Pablo Cabrera Jr. iu afrua nga mbrapa.

Ai po sillej sikur po fliste në telefon dhe sapo u afrua tërhoqi me forcë çantën e shtrenjtë të gruas.

Por ajo nuk e lëshoi çantën nga dora dhe hajduti e tërhoqi zvarrë nga shkallët së bashku me vogëlushen.

Ngjarja ka ndodhur në 6 maj në San Jose dhe autori u arrrestua ditën e shtunë, por ditën e sotme janë publikuar pamjet tronditëse kur vajza e mitur tërhiqet zvarrë.

suspect1_hpEmbed_25x14_992.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069658756256104
array(1) { ["section"]=> string(126) "arrestohet-hajduti-i-rrezikshem-tentoi-te-vidhte-canten-gruas-dhe-e-terhoqi-zvarre-nga-shkallet-me-vajzen-e-mitur-video-164598" }