Arrestohet hajduti i tmerrshëm i Tiranës, i sekuestrohen unaza, varëse, byzylykë, ora... (Ia mori biznesmenes 19-vjeçare)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:56 16-01-2018 Arrestohet hajduti i tmerrshëm i Tiranës, i sekuestrohen unaza, varëse, byzylykë, ora... (Ia mori biznesmenes 19-vjeçare)

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja me dhunë e ndodhur më 09.01.2018 në rrugën e Durrësit.

Kapet e ndalohet autori i dyshuar, sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë si dhe për kapjen dhe ndalimin e autorëve të këtyre vjedhjeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 3, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentin e vjedhjes me dhunë të ndodhur më datë 09.01.2018, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe sekuestrimin e sendeve të vjedhura.

Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

• Ardian Voca, 23 vjeç, banues në Kasalle Kamëz - Tiranë.

Me datë 09.01.2018, dyshohet se ka vjedhur me dhunë dyqanin në rrugën e "Durrësit“ nën administrim të shtetases K. B., 19 vjeçe.

Gjatë kontrollit të ushtruar në godinën një katëshe e ndodhur në fshatin Kasalle, nën administrim të shtetasit të lartëpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe konkretisht:

• 20 unaza, 15 varëse , 11 byzylykë, 4 ora dore, 3 mbajtëse unazazh, 7 mbajtëse orash si dhe një aparat celular.

Materialet iu referuan Prokruorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale, për veprën penale “ Vjedhja me dhunë”.

vRS.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet shpërndarësi i drogave të forta në Fier, i gjendet pistoletë, euro, dollarë, Audi... (EMRI)
VENDE PUNE TË REJA: Ministria e Shëndetësisë shpall afatet e aplikimit për infermier, fizioterapist dhe teknik imazherie (KUSHTET) »
Article Logic
Execution time: 0.010480880737305
array(1) { ["section"]=> string(119) "arrestohet-hajduti-i-tmerrshem-i-tiranes-i-sekuestrohen-unaza-varese-byzylyke-ora-ia-mori-biznesmenes-19-vjecare-106743" }