Arrestohet i FORTI i Tiranës Elvis Gaçaj, pjesë e bandës DUKA, si i shpëtoi 3 atentateve

Publikuar tek: aktualitet, më 13:28 09-10-2019 Arrestohet i FORTI i Tiranës Elvis Gaçaj, pjesë e bandës DUKA, si i shpëtoi 3 atentateve

Arrestohet në Durrës Elvis Gaçaj, i cilësuar nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë.

Arrestimi i 44-vjeçarit është bërë në Durrës dhe gjatë kontrollit në automjet i është gjetur edhe një armë pa leje.

Gaçaj i cilësuar si i forti i Tiranës, është pjesë e grupit 'Duka', ndërsa u arrestua më herët bashkë me Leonard Dukën, Dritan Agajn dhe Oltion Loga në prill të këtij viti.

Policia u gjeti asokohe në banesë armë dhe municione luftarake të cilët u munduan t'i fshihnin duke i hedhur nga ballkoni.

Asokohe në media u raportua se personat e arrestuar po planifikonin një atentat, ndërkohë u lanë të lirë nga gjykata.

Ndërkaq, 44-vjeçari u ka shpëtuar edhe 3 atentateve. Elvis Gaçaj, në vitin  2015 ka qenë objektiv i një atentati tek "Lulishte 1 Maji" në Tiranë, ku mbetën të vrarë gabimisht dy persona, ndërsa ai u plagos. 

Në vitet 2013-2015 Gaçaj u kishte shpëtuar edhe dy atentateve të tjera me lëndë plasëse.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073001384735107
array(1) { ["section"]=> string(93) "arrestohet-i-forti-i-tiranes-elvis-gacaj-pjese-e-bandes-duka-si-i-shpetoi-3-atentateve-181373" }