Një person ka rënë në prangat e policisë së Shtetit në Gjirokastër pasi akuzohet për veprën penale "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".
Policia arrestoi Mato Proko, 21 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Në aksin rrugor të fshatit Poliçan, Bashkia Dropull, ai u kap duke transportuar me automjetin 6 (gjashtë) shtetas Sirianë, përkundrejt fitimit.
(Shtetasit sirian janë shoqëruar për në zyrat e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije për tu intervistuar.) Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.