Arrestohet i riu shqiptar në Greqi, dyshohet se përdhunoi një 15-vjeçare me probleme mendore, ja çfarë deklaroi para policisë

Publikuar tek: rajon, më 16:00 21-01-2021 Arrestohet i riu shqiptar në Greqi, dyshohet se përdhunoi një 15-vjeçare me probleme mendore, ja çfarë deklaroi para policisë

Një 30 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 15 vjeçare.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Volos, dhe se shqiptari me të miturën ishin njohur në rrjetet sociale, ndërsa dy ditë më parë kishin zhvilluar edhe takimin e parë.

15-vjeçara pas takimit me shqiptarin, i ka rrëfyer familjes se çfarë kishte ndodhur, të cilët e denoncuan të riun shqiptar në polici dhe më pas ai u arrestua.

Shqiptari ka deklaruar se nuk kishte dijeni për problemet mendore që vajza kishte dhe se ishin puthur dhe përqafuar me dëshirën e saj dhe se nuk kishte ndodhur asgjë më shumë.

Nëse vërtetohet akuza e perdhunimit, i riu shqiptar rrezikon deri në 10 vite burg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shifrat gjatë 24 orëve në Kosovë: 7 viktima dhe 296 raste të reja në një ditë
»
Article Logic
Execution time: 0.011086940765381
array(1) { ["section"]=> string(130) "arrestohet-i-riu-shqiptar-ne-greqi-dyshohet-se-perdhunoi-nje-15-vjecare-me-probleme-mendore-ja-cfare-deklaroi-para-policise-235866" }