Arrestohet i shumëkërkuari në Portin e Durrësit, ja për çfarë akuzohet (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:06 14-03-2018 Arrestohet i shumëkërkuari në Portin e Durrësit, ja për çfarë akuzohet (EMRI) Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim që në vitin 2017, është arrestuar ditën e sotme në ambjentet e Portit të Durrësit.

I arrestuari i identifikuar si Dino Abazi, 36 vjeç u ndalua nga Specialistët e Sektorit të Hetimit pranë Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës.

Sipas Policisë, ky shtetas është deportuar ditën e sotme nga shteti Italian dhe pas verifikimeve të nevojshme, rezulton se është i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Vlorës.

36 vjeçari është vendosur në pranga nën akuzat e "Trafiku i narkotikëve", "Pastrim i produkteve të veprës penale", "Grup i strukturuar kriminal".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024483919143677
array(1) { ["section"]=> string(81) "arrestohet-i-shumekerkuari-ne-portin-e-durresit-ja-per-cfare-akuzohet-emri-113279" }