Arrestohet inspektori i Tatimeve të Tiranës, bashkë me të edhe një ish-administrator

Publikuar tek: aktualitet, më 09:45 29-10-2015 Arrestohet inspektori i Tatimeve të Tiranës, bashkë me të edhe një ish-administrator

Një inspektor tatimor dhe një ish-administrator kompanie janë arrestuar nga policia. Shkaku i prangosjes ka qenë shpërdorimi i detyrës dhe fshehja e të ardhurave.

“Ndalohet një Inspektor Kontrolli në Drejtorinë Tatimore Tiranë,  për  "Shpërdorim detyre".

Ndalohet edhe një "Ish administrator" i një firme private për  "Fshehje të të ardhurave".

Specialistët e Sektorit për Korrupsionin  ndaluan  dy shtetas , për  veprat penale “ Shpërdorim detyre“ dhe “Fshehje të të ardhurave” .

Më datë 28.10.2015, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u ndaluan shtetasit:

1-Petrit Hajdini, 63 vjeç, banues në Tiranë, ish-administrator i një Kompanie private.

2- Neritan Dura, 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspekor Kontrolli Operacional pranë Drejtorise Rajonale Tatimore Tiranë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e  shtetasit E.H, i cili ka ushtruar detyrën e Inspektor Kontrolli Operacional pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë (aktualisht i larguar nga detyra).

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë (Seksioni Task-Forcë) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor ka rezultuar se shtetasi Petrit Hajdini  në cilësinë e administratorit të kompanisë, me aktivitet tregtar import-eksport të mallrave të ndryshëm me shumicë dhe pakicë, në bashkëpunim edhe me disa subjekte të tjera, nëpërmjet deklarimit të të dhënave të rreme, dokumentacionit me të dhëna të rreme, shkarkimin e faturave fiktive me qëllim fitim material për vete dhe subjekte të tjera, i ka shkaktuar dëm ekonomik shtetit në vlera të konsiderueshme monetare.

Gjithashtu ka rezultuar se inspektorët e kontrollit të D.R.A.Tiranë, Neritan Dura dhe E.H, nëpërmjet mospërmbushjes së detyrës, duke kryer veprime në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar administartorin e kësaj kompanie Petrit Hajdini për përfitimin e vlerave të mësipërme.

Neni 180/3 i K. Penal për shtetasin Petrit Hajdini dhe Neni 248 i K. Penal, për shtetasit Neritan Dura dhe E, H. Materailet i Kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, njofton policia.           

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthim i fuqishëm në Durrës, policia urgjent drejt vendit të eksplozivit
Tjetër mega-operacion, sekuestrohen 470 kg drogë, 7 në pranga. Ja si operonte banda italo-shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.012333154678345
array(1) { ["section"]=> string(89) "arrestohet-inspektori-i-tatimeve-te-tiranes-bashke-me-te-edhe-nje-ish-administrator-24214" }