Arrestohet inspektori Sokrat Guda në “Qafë-Botë”, kalonte mallra kontrabandë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:53 03-07-2015 Arrestohet inspektori Sokrat Guda në “Qafë-Botë”, kalonte mallra kontrabandë Foto ilustruese

Sot në orët e para të mëngjesit, strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit për Çështjete Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, arrestuan në flagrancë punonjësin e policisë kufitare të P.K.K. “Qafë-Botë” Sarandë, inspektor Sokrat Guga.  

“Ky punonjës policie ka konsumuar elementët e figurës së veprës penale, të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcisë”, të parashikuar në nenin 172, të Kodit Penal. SHÇBA, pas një hetimi pro-aktiv me metoda dhe mjete speciale të hetimit, dokumentoi veprimtarinë e kundraligjshme të këtij punonjësi policie, për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcisë”, konkretisht cigare të markës “Marlboro” dhe “Slims”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Punonjësi i Policisë, Sokrat Guga, i merrte stekat me cigare në Duty-Free-Shop në pikën doganore në anën greke të kufirit dhe duke shfrytëzuar detyrën, i kalonte ato në territorin shqiptar, duke shmangur detyrimet doganore. Më pas këto mallrat i transportonte me mjetin e tij, tip “Benz Mercedez” me targa SR 4660 B, dhe i tregtonte në lokale të ndryshme në qytetin e Sarandës. Në ngarkesën e fundit, të bllokuar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Çamëria”, në segmentin rrugor “Qafë-Botë” – Shkallë, të rrethit Sarandë, punonjësit të policisë Guga iu kapën 36 kuti me steka cigaresh.

SHÇBA sekuestroi në cilësinë e provës materiale kutitë me cigare, 1 automjet që i përkiste shtetasit të arrestuar, si edhe 2 aparate telefona celularë. Materialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Sarandë.Ky është rasti i dytë i goditjes së kësaj veprimtarie kriminale, pasi tre ditë më  parë Sh.Ç.B.A arrestoi n/kontrollorin në P.K.K kakavijë, Mentor Cana.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohen dhe digjen 115 bimë hashashi në Memoraq
Padia e kompanisë "AEG", Grida Duma fiton gjyqin me Erion Veliajn dhe vëllain e tij »
Article Logic
Execution time: 0.011724948883057
array(1) { ["section"]=> string(79) "arrestohet-inspektori-sokrat-guda-ne-qafe-bote-kalonte-mallra-kontrabande-15260" }