Arrestohet ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko

Publikuar tek: barometri, më 07:18 22-10-2018 Arrestohet ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko

Arben Çuko, ish drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve është vënë në pranga ditën e sotme.

 

Çuko është arrestuar pas urdhër arrestit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi dyshohet se është përfshirë në korrupsion pasiv gjatë kohës që mbante këtë post.

Çuko ka qenë edhe deputet Partisë Socialiste, komandant i Gardës dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa postin drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve e ka mbajtur për rreth një vit, derisa u shkarkua nga ministrja e Drejtësisë pak kohë më parë. Aktualisht ai ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër arrestin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Arben Çuko.

Arben Çuko dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve.

Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02321195602417
array(1) { ["section"]=> string(67) "arrestohet-ish-drejtori-i-pergjithshem-i-burgjeve-arben-cuko-138640" }