Arrestohet ish Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto

Publikuar tek: aktualitet, më 16:19 21-02-2017 Arrestohet ish Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto

Është arrestuar nga forcat e policisë ish Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto.

Zoto është arrestuar pas dyshimeve për “korrupsion pasiv” dhe "shpërdorim detyre” me urdhër të Gjykatës së Tiranës që ka dhënë masën “arrest me burg”. Pak kohë më parë u arrestua edhe ish-zëvendës Drejtori i Përgjithshëm Iliaz Labi.

Zoto dhe Labi akuzohen për përfshirjen në skandalin e korrupsionit ku së bashku me 4 administratorët që ofronin shërbimin e ushqimit në burgjet shqiptare, takoheshin me njëri-tjetrin për të përpiluar dokumentet dhe më pas të dilnin fitues. Që kjo të realizohej, ata kishin rëne dakort qe për çdo tender, të paguanin 2 milion lekë te numri dy i burgjeve Iliaz Labi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nis ndërtimi i 60 banesave, Veliaj: Zgjidhje për strehimin e 400 anëtarëve të komunitetit rom
Projekti i "Rilindjes Urbane" në Gjirokastër, tregtarët përplasen me kryebashkiaken për tregun (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.0050110816955566
array(1) { ["section"]=> string(66) "arrestohet-ish-drejtori-i-pergjithshem-i-burgjeve-artur-zoto-69455" }