Arrestohet ish-këshilltari i Trump, prokurorët i gjejnë SMS me kreun e Wikileaks

Publikuar tek: bota, më 19:11 25-01-2019 Arrestohet ish-këshilltari i Trump, prokurorët i gjejnë SMS me kreun e Wikileaks

Roger Stone, aleat i hershëm dhe këshilltar i Presidentit Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore, është arrestuar në Florida me shtatë akuza të ngritura ndaj tij në vazhdën e hetimit të Prokurorit Special, Robert Mueller.

Roger Stone ka qenë nën hetime për rolin e tij gjatë fushatës presidenciale Trump, kur la të kuptohej se kishte informata të grumbulluara nga hakerat. Informacione të cilat mund të vinin në pozitë të vështirë demokratët, përfshirë rivalen Trump, Hillary Clinton.

Ai dyshohet si hallkë lidhëse mes fushatës së Trump dhe Wikileaks që publikoi emailet dhe informacione të tjera të dëmshme për demokratët gjatë zgjedhjeve të 2016.

Sipas aktpadisë, ish-këshilltari kishte biseduar me zyrtarë të lartë të fushatës së Trump lidhur me “Organizatën 1” dhe informacionin e dëmshëm që mund të kishte “kjo organizatë për fushatën Clinton”. Sipas përshkrimit, besohet se fraza “Organizata 1” nënkupton Wikileaks.

Prokurorët që kanë marrë përsipër hetimin janë shprehur se Stone “kishte dërguar e marrë një numër mesazhesh me email dhe SMS gjatë fushatës së 2016-ës, ku fliste për Organizatën 1, kreun e saj dhe emailet e hakeruara që kishte në zotërim kjo organizatë”. Në aktpadi prokurorët thonë se Roger Stone kishte ende në zotërim një pjesë të këtyre emaileve kur u pyet nga hetuesit, por ai dha dëshmi të rreme në përgjigjet e tij.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011174917221069
array(1) { ["section"]=> string(86) "arrestohet-ish-keshilltari-i-trump-prokuroret-i-gjejne-sms-me-kreun-e-wikileaks-150315" }