Arrestohet ish zonja e parë Sandra Torres në Guatemalë

Publikuar tek: bota, më 07:14 03-09-2019 Arrestohet ish zonja e parë Sandra Torres në Guatemalë

Ish-zonja e parë e Guatemalës Sandra Torres, e cila humbi zgjedhjet presidenciale të vendit, është arrestuar.

Torres, 63 vjeç, akuzohet për mashtrime financiare gjatë fushatës, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Policia kontrolloi të hënën shtëpinë e saj dhe e transferoi atë në burg, siç konfirmohet nga një hetues, i cili ka dashur të mbetet anonim, raporton AP.

Ajo u arrestua të hënën në mëngjes në shtëpinë e saj afër qytetit të Guatemalës.

Torres, ish zonjë e parë, burri i së cilës, Álvaro Colom, ishte president nga viti 2008 deri në vitin 2012, e cilësoi arrestimin e saj si një gjueti shtrigash politike.

Ajo kandidoi për presidencë tre herë dhe dështoi çdo herë që të zgjidhej.

Pavarësisht se nuk e arriti kurrë postin më të lartë, ajo konsiderohej se ishte "fuqia që qëndron pas fronit" gjatë presidencës së Z. Colom.

Ajo u divorcua në vitin 2011 për të anashkaluar një ligj që ndalonte të afërmit e afërt të presidentit që të pasonin atë. Z. Colom aktualisht është nën hetim për mashtrim të dyshuar.

Ndërkohë, Torres fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në qershor, por u mund nga rivalja e saj konservatore, Alejandro Giammattei, me një diferencë prej 15 votash në raundin e dytë në 11 gusht.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01304817199707
array(1) { ["section"]=> string(61) "arrestohet-ish-zonja-e-pare-sandra-torres-ne-guatemale-177131" }