Arrestohet ish-zyrtari i policisë në Tetovë, i gjenden armë në banesë

Publikuar tek: rajon, më 09:01 21-07-2019 Arrestohet ish-zyrtari i policisë në Tetovë, i gjenden armë në banesë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar ish-shefin e Stacionit policor të Tetovës Rauf R.

Sipas mediave, ai është arrestuar pasi në shtëpinë e tij, sipas të dhënave të SPB së Tetovës, janë gjetur armë të ndryshme që personi në fjalë i ka poseduar pa leje.

Bastisja e shtëpisë së ish-shefit të Policisë së Tetovës, ka ardhur pas denoncimeve të shumta të disa familjarëve të afërt të tij, të cilët, paraprakisht i ka kërcënuar me jetë.

Ish-zyrtari, është nxjerr para gjykatësit për procedurë paraprake në gjykatën themelore të Tetovës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024867057800293
array(1) { ["section"]=> string(75) "arrestohet-ish-zyrtari-i-policise-ne-tetove-i-gjenden-arme-ne-banese-172840" }