Dy të rinj, njëri shqiptar dhe tjetra italiane kanë përfunduar në prangat e policisë Italianë pasi ishin pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës që qarkullonte gati 50 mijë euro në javë.
Historia e zbuluar nga karabinierët italianë ka qenë disi e komplikuar pasi të rinjtë ishin kamufluar në mënyrë gati perfekte. Njëri punonte si kasap pranë një supermarketi në Alassino, ndërsa vajza punonte si shitëse.
Dy të rinjtë që kanë përfunduar në prangat e policisë italiane janë Erald Dedej, 28 vjeç, banues në Alassio si dhe 25 vjeçarja italiane Maria Martina De Nicolo Volpe, të cilët kryenin aktivitetin e trafikut të drogës i vlerësuar në 50 mijë euro në javë.
Nga verifikimet paraprake të policisë bëhet me dije se kokaina trafikohej në Savona dhe në Imperia. Si provë materiale, policia ka konfiskuar më shumë se 4 qese me peshë të ndryshme kokaine, rreth 10 mijë euro, para të fituara nga trafiku i drogës si dhe një BMW.