Arrestohet killeri nga Berati, ekzekutoi me breshëri plumbash 4 persona në mes të lokalit (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:48 03-10-2017 Arrestohet killeri nga Berati, ekzekutoi me breshëri plumbash 4 persona në mes të lokalit (EMRI)

Policia Italiane ka arrestuar dje në Bari një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim pasi kishte shkelur masën e arrestit të vendosur nga gjykata duke u arratisur nga Shqipëria për në Itali.

Gëzim Kasemi, 40 vjeç, lindur në Berat, akuzohet se ka vrarë katër persona dhe plagosur dy të tjerë në ambjentet e një lokali në Berat më 25 shkurt të vitit 1998, shkruan ilquotidianoitaliano, raporton newsbomb.al

Viktimat ndodheshin ulur në tavolinë në një bar restorant ku autori është konfliktuar me ta në bashkëpunim me një person tjetër. Ata u përpoqën të largoheshin por u arrestuan nga policia.

Në vitin 2015 pasi kishte kryer një pjesë të mirë të dënimit, Kasemi u lirua nga gjykata e Tiranës me detyrim paraqitje, por e shkeli këtë masë.

Që atëherë u shpall në kërkim dhe tani pas arrestimit pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015381097793579
array(1) { ["section"]=> string(99) "arrestohet-killeri-nga-berati-ekzekutoi-me-bresheri-plumbash-4-persona-ne-mes-te-lokalit-emri-94567" }