Arrestohet kreu i bandës shqiptare, lidhën gruan dhe nënën e moshuar, me pistoleta e thika grabitën banesa

Publikuar tek: bota, më 12:22 16-06-2018 Arrestohet kreu i bandës shqiptare, lidhën gruan dhe nënën e moshuar, me pistoleta e thika grabitën banesa Foto ilustruese

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 33-vjeçar mbrëmë në Orta di Atella, provinca e Casertas, i akuzuar si kreu i një bande prej katër personash që më 28 janar grabiti një banesë në Amorosi.

Katërshja, e armatosur me pistoleta e thika, mundi të hynte në shtëpi dhe pasi kërcënoi të pranishmit, duke plagosur një nga mysafirët me shqelma e grushta, mori me vete 350 euro.

Hetimet e menjëhershme çuan te shqiptari që kishte kryer edhe në të shkuarën një akt të ngjashëm, në Valle Telesina, i arrestuar më pas nga karabinierët.

Më 2 qershor të vitit të kaluar, 33-vjeçari e banda e tij shqiptare kreu një tjetër krim si këta në Traversetolo, provinca e Parmës. Aty, pasi hynë në shtëpi, lidhën me lidhëset e këpucëve një grua dhe nënën e saj të moshuar dhe vodhën 20 mijë euro plus objekte me vlerë.

Nga karabinierët e Parmës ishte arrestuar një nga pjesëmarrësit në grabitje dhe bashkëjetuesja e tij, me akuzën e favorizimit personal.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011783838272095
array(1) { ["section"]=> string(111) "arrestohet-kreu-i-bandes-shqiptare-lidhen-gruan-dhe-nenen-e-moshuar-me-pistoleta-e-thika-grabiten-banesa-124588" }