Arrestohet kryemafiozi italian, vendi ku ishte fshehur torturoi policinë (VIDEO E OPERACIONIT)

Publikuar tek: bota, më 13:47 06-10-2016

Pas më shumë se pesë vjet në arrati arrestohet Antonio Pelle, i njohur si i forti i gjakmarrjes në San Luka.

Antonio Pelle 54 vjeç u arrestua dje nga policia italiane në mbretërinë e tij në Bovalino (Rajoni i Kalabrisë) i fshehur në një bunker të nëndheshëm që ishte i vendosur mes dhomës së fjetjes së fëmijës dhe banjos së shtëpisë së vet.

Një vendqëndrim që ishte bërë me kujdes të madh raportojnë mediat italiane, aq shumë sa policëve u janë dashur orë të tëra për ta gjetur.

Antonio Pelle, i njohur edhe si “mamma” është i dënuar për lidhjet mafioze, dhe u arrestua nga skuadra mobile e policisë së rajonit të Kalabrisë. Ai u arratis nga spitali i Locrit pesë vite më parë. Emri i tij ishte në listën e 100 të kërkuarve më të rrezikshëm dhe po hynte te 10 të parët.

Eshtë arrestuar një herë të parë në 16 tetor 2008. Edhe atëherë u gjet brenda një bunkeri superteknologjik i realizuar në një kapanon i ndërtuar në Ardore Marina: një miniapartament me tre dhoma, një dhomë gjumi, një banjo dhe një kuzhinë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032449960708618
array(1) { ["section"]=> string(97) "arrestohet-kryemafiozi-italian-vendi-ku-ishte-fshehur-torturoi-policine-video-e-operacionit-55264" }