Arrestohet lideri opozitar rus, më herët kishte njoftuar se…

Publikuar tek: bota, më 17:32 25-08-2018 Arrestohet lideri opozitar rus, më herët kishte njoftuar se… Aleksei Navalny

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny është arrestuar ditën e sotme  në Moskë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh përmes një postimi në Twitter.

Ajo tha se Navalny është arrestuar pranë shtëpisë së tij dhe është dërguar në një stacion lokal të Policisë. Sipas Yarmysh, ende nuk është e qartë arsyeja e arrestimit të Navalnyt.

Navalny, 42-vjeç, ka qenë i dënuar disa herë nën akuzat që lidhen me organizimin e protestave anti-qeveritare. Ai është dënuar dy herë për krime financiare. Navalny thotë se akuzat ndaj tij janë të porositura nga Kremlini, pasi ai kundërshton politikat e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai ishte ndaluar që të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të 18 marsit, për shkak të dënimeve.

Më herët gjatë ditës, Navalny kishte njoftuar përmes rrjetit social Tëitter, se ai dhe ekipi i tij po planifikonin të njoftonin “disa lajme interesante” përmes kanalit të tyre në YouTube, duke i ftuar njerëzit që t’i ndiqnin.

Navalny po planifikon që të mbajë protesta në disa qytete ruse më 9 shtator, për të kundërshtuar planin e Qeverisë për të rritur moshën e pensionimit.

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012413024902344
array(1) { ["section"]=> string(65) "arrestohet-lideri-opozitar-rus-me-heret-kishte-njoftuar-se-132142" }