Arrestohet ‘Maniaku i Vollgës’, akuzohet për vrasjen e 26 grave të moshuara

Publikuar tek: bota, më 20:08 01-12-2020 Arrestohet ‘Maniaku i Vollgës’, akuzohet për vrasjen e 26 grave të moshuara Radik Tagirov

Policia ruse ka arrestuar 38 vjeçarin Radik Tagirov, i cili njihet edhe si “Maniaku i Vollgës” dhe akuzohet për vrasjen e 26 grave të moshuara.

Krimet ndodhën midis viteve 2011-2012, ndërsa autori u identifikua përmes provave të AND-së dhe provave të tera të gjetura në vendet e krimeve.

38 vjeçari futej në apartamentet e të moshuarave që jetonin vetëm duke bërë rolin e hidraulikut, elektriçistit apo zanate të tjera.

Pasi futej në shtëpitë e grave të moshuara, Tagirov i mbyste ato duke përdorur duart ose litarë rrobash, ndërkohë që shumica e viktimave ishin mbi 70 vjeçe.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, ai ishte shumë i qetë dhe deklaroi se vdekjet e të moshuarve ishin “pa dhimbje”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Do të HABITENI, ja sa ditë iu deshën kompanisë Moderna për të prodhuar vaksinën anti-Covid
Nuk ka VAKSINË anti-COVID para vitit 2021, BE refuzon kërkesën e PFIZER dhe MODERNA-s »
Article Logic
Execution time: 0.010998964309692
array(1) { ["section"]=> string(79) "arrestohet-maniaku-i-vollges-akuzohet-per-vrasjen-e-26-grave-te-moshuara-229816" }