Arrestohet mbesa e Fetullah Gylen, akuza që rëndon mbi të

Publikuar tek: bota, më 10:32 10-03-2018 Arrestohet mbesa e Fetullah Gylen, akuza që rëndon mbi të

Arrestohet mbesa e Fetullah Gylen, kreu i organizatës FETO, që cilësohet si terroriste nga Ankaraja zyrtare.

Fatmanur Gylen u arrestua në Stamboll nga policia pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Prokuroria. Organi i akuzës kërkoi arrestimin e 121 personave që dyshohet se janë pjesë e këtij grupi, ndërsa vetëm sot u prangosën 33 vetë, mes tyre edhe mbesa e Gulen.

Po ashtu në pranga u vu edhe Belkis Nur Tetik, kunata e Adil Oksuz i cili është anëtar i rëndësishëm i kompanisë FETO. Ai akuzohet si një nga aktorët kryesorë në tentativën e dështuar të grushtit ushtarak të shtetit, e cila u krye nga kjo organizatë më 15 korrik 2016.

Pas kësaj ngjarjeje ku mbetën të vdekur 250 persona, Turqia ka nisur një luftë masive kundër kësaj organizate, që sipas autoriteteve vendase, ka qenë organizatorja e grushtit të shtetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Është një marrëveshje e mirë për botën”, Trump flet për marrëveshjen me Korenë e Veriut
»
Article Logic
Execution time: 0.010113000869751
array(1) { ["section"]=> string(63) "arrestohet-mbesa-e-fetullah-gylen-akuza-qe-rendon-mbi-te-112801" }